Papa Leoni: Bota nuk duhet të mësohet me luftë
- Duke theksuar kapacitetin e shkatërrimit nga sistemi i armëve për shkak të përmirësimeve teknologjike, Papa tha se "armët e fuqishme të përdorura në luftërat moderne kërcënojnë të na çojnë në një barbarizëm më të madh se ai i së kaluarës”

Atina
ATHINË (AA) - Papa Leoni ka deklaruar se bota nuk duhet të mësohet me luftë, duke theksuar se lufta është gjithmonë një disfatë, transmeton Anadolu.
“Zemra e Kishës (Katolike) është e shqyer nga britmat që ngrihen nga vendet në luftë, veçanërisht nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Ne nuk duhet të mësohemi me luftë. Le ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve”, tha Papa Leoni, duke folur në audiencën e përgjithshme javore.
Duke theksuar kapacitetin e shkatërrimit nga sistemi i armëve për shkak të përmirësimeve teknologjike, Papa tha se "armët e fuqishme të përdorura në luftërat moderne kërcënojnë të na çojnë në një barbarizëm më të madh se ai i së kaluarës".
Duke cituar paraardhësin e tij Françeskun, Leoni tha se “lufta është gjithmonë një disfatë".
Të paktën 55.637 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Më 13 qershor, Izraeli gjithashtu nisi sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore të Iranit në disa qytete, si dhe qendrat e komandës ushtarake të nivelit të lartë.
Më herët, mediat iraniane raportuan se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe zona të tjera të populluara është rritur në 585, me të paktën 1.326 persona të plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar.
Në hakmarrje, sipas raportimeve, ushtria e Iranit nisi raketa balistike drejt Izraelit, duke vrarë 24 persona dhe duke plagosur mbi 500 të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.