Politikë

OBI do mbajë takim të jashtëzakonshëm për shkak të vendimit të Izraelit lidhur me Somalilandin

Në deklaratë u njoftua se pas vizitës në Somaliland nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, Këshilli i Ministrave të Jashtëm i OBI-t vendosi të thërrasë një takim urgjent, i cili do të mbahet më 10 janar në Xheda, Arabi Saudite

Hussien Elkabany, Çağrı Koşak  | 07.01.2026 - Përdıtësım : 07.01.2026
OBI do mbajë takim të jashtëzakonshëm për shkak të vendimit të Izraelit lidhur me Somalilandin

Stamboll

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) njoftoi se një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm do të mbahet më 10 janar për shkak të njohjes së Somalilandit nga Izraeli, një rajon që shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Somalia, transmeton Anadolu.

Një deklaratë me shkrim OBI reagoi ndaj vizitës që ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, zhvilloi dje në rajonin Somaliland.

Në deklaratë u njoftua se pas kësaj vizite, Këshilli i Ministrave të Jashtëm i OBI-t vendosi të thërrasë një takim urgjent, i cili do të mbahet më 10 janar në Xheda, Arabi Saudite.

Njohja e Somalilandit nga Izraeli dëmton sovranitetin dhe integritetin territorial të Somalisë, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se bota islame duhet të marrë një qëndrim të përbashkët kundër këtyre zhvillimeve dhe të shprehë qartë mbështetjen për sovranitetin e Somalisë.


- Izraeli është i vetmi vend që njeh Somalilandin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi më 26 dhjetor se Izraeli e njeh Somalilandin si një "shtet të pavarur dhe sovran".

Me këtë vendim, Izraeli u bë i vetmi vend që njeh Somalilandin.

Somalilandi shpalli ndarjen të njëanshme nga Somalia në vitin 1991, por nuk është njohur si shtet i pavarur nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, Somalia e konsideron Somalilandin një pjesë integrale të vendit dhe thekson se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me rajonin janë vetëm nën autoritetin e qeverisë së Mogadishut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.