Turqia, Politikë

"Numri i përdoruesve të Platformës Turqia Dixhitale tejkalon 51.5 milionë"

Duke iu drejtuar komisionit parlamentar për hartimin e buxhetit për vitin 2021, zv/presidenti turk Oktay paraqiti planin e punës së institucioneve që veprojnë nën kujdesin e Zyrës së Presidentit

Buket Güven  | 27.11.2020 - Përdıtësım : 28.11.2020
"Numri i përdoruesve të Platformës Turqia Dixhitale tejkalon 51.5 milionë" Foto: Arda Küçükkaya / AA

TBMM

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se numri i përdoruesve të platformës Turqia Dixhitale (DTP) tejkaloi shifrën 51.5 milionë dhe se është bërë një rrjet përmes të cilit 691 institucione dhe organizata ofrojnë 5.287 shërbime, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar komitetit parlamentar të buxhetit për vitin 2021, zv/presidenti turk Oktay paraqiti planin e punës së institucioneve që veprojnë nën kujdesin e Zyrës së Presidentit, duke theksuar rëndësinë e Platformës Turqia Dixhitale, një projekt strategjik për të bashkuar sektorët e teknologjisë, komunikimit dhe elektronikës me qëllim të mbështetjes së rritjes ekonomike të vendit.

Shërbimi Inteligjent Turk (MIT), Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Drejtoria për Çështjet Fetare, Drejtoria e Arkivave të Shtetit, Drejtoria për Menaxhimin e Pallateve Kombëtare, Drejtoria për Strategji dhe Buxhet, Drejtoria për Komunikime dhe Drejtoria për Industrinë e Mbrojtjes veprojnë nën kujdesin e Zyrës së Presidentit të Turqisë.

"Përmes Zyrës së Investimeve, 18 projekte investimi me një vlerë totale prej 388 milionë dollarë janë inicuar deri në fund të tetorit", tha Oktay.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e projektit të Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun (CIMER) të drejtuar nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës Turke, duke shtuar se qendra kishte marrë afër 5 milionë kërkesa deri në fund të tetorit dhe u ishte përgjigjur më shumë se 90 për qind të pyetjeve.

Qëllimi i projektit është të forcojë urat midis qytetarëve dhe shtetit në atë mënyrë që institucionet publike të reagojnë ndaj pyetjeve të qytetarëve sa më shpejt dhe sa më me efikasitet të jetë e mundur.

Oktay tha se Drejtoria për Industrinë e Mbrojtjes po vazhdon me projekte të rëndësishme dhe vuri në dukje se industria e Turqisë kishte një qarkullim prej gati 11 miliardë dollarë dhe eksporte prej 3 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Industria turke aktualisht po udhëheq më shumë se 700 projekte, ndërsa Oktay tha se në zhvillim e sipër është prodhimi serik i helikopterëve ATAK dhe dronëve BAYRAKTAR TB2 dhe ANKA, të cilat janë plotësisht produkte vendase të industrisë turke.

"Raketa e parë vendore turke ajër-ajër GOKTUG është në fazën e testimit në avionë ndërsa raketa jonë e parë detare vendore ATMACA ka hyrë në prodhimin serik. Prodhimi, shpërndarja dhe eksporti i municioneve tona të mençura dhe grupeve udhëzuese vazhdojnë", tha Oktay.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e inteligjencës turke dhe tha se MIT kryen operacione efikase dhe të frytshme brenda dhe jashtë Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın