Politikë

"Nga anëtarësimi i Turqisë në BE do të përfitojnë të dy palët"

"Nëse BE-ja i injoron të gjithë këto dhe vazhdon të lëvizë në të njëjtin drejtim, të gjithë do të përballemi me pasoja", tha Kaymakcı

Dilara Hamit  | 03.12.2020 - Përdıtësım : 03.12.2020
"Nga anëtarësimi i Turqisë në BE do të përfitojnë të dy palët"

Ankara

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë dhe drejtori për çështjet e Bashkimit Evropian (BE), Faruk Kaymakcı, ka deklaruar se nga anëtarësimi i Turqisë në BE do të përfitonin të dy palët dhe do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve ekzistuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në panelin e katërt të Forumit Botëror të TRT-së me titull "Realitetet e reja dhe marrëdhëniet ndërshtetërore pas pandemisë COVID-19", zyrtari i lartë turk e përshkroi "politikën e jashtme turke në një botë në ndryshim me sfida të reja".

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e pranimit filluan në vitin 2005. Por negociatat u bllokuan në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve nga administrata Greke Qipriote në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca.

Kaymakcı tha se rezolutatat e Këshillit Evropian në muajin tetor për Turqinë nënkuptojnë se përmbushja e kërkesave të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote janë të papranueshme.

"Ne jemi duke pritur për një sinjal nga Greqia dhe Qiproja Greke për të zgjidhur problemet. Ju ishin dëshmitarë të tyre në refuzimin e Planit Annan (propozim i OKB-së për t'i dhënë fund krizës) në Qipro. Ju të gjithë e dini se ishujt ose shkëmbinjtë e vegjël në Egje dhe Mesdhe nuk mund të kenë të njëjtat të drejta si kontinenti kryesor", tha Kaymakcı.

Ai shtoi se vendi i tij është i hapur për dialog dhe negociatat, por se Greqia po shmang dialogun.

"Nëse BE-ja i injoron të gjithë këto dhe vazhdon të lëvizë në të njëjtin drejtim, të gjithë do të përballemi me pasoja", tha Kaymakcı.

Francis Joseph Ricciardone, ish-ambasador i SHBA-ve në Ankara, Joachim Bitterlich, anëtar i bordit të Institutit Jacques Delors dhe Burhanettin Duran, koordinator i përgjithshëm i Fondacionit të Turqisë për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale, po ashtu morën pjesë në seancë.

Bitterlich shprehu shqetësim në lidhje me tensionet e fundit në Mesdheun Lindor, ku Athina ka kundërshtuar kërkimin e energjisë nga Ankaraja, Ricciardone tha se SHBA u jep rëndësi të madhe marrëdhënieve BE-Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.