Ministri i jashtëm turk takohet me presidentin sirian në Damask
Hakan Fidan dhe Ahmad al-Sharaa zyrtarët diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme, njoftoi media shtetërore.

Istanbul
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa sot në Damask, raporton Anadolu.
Fidan, i cili ndodhet në kryeqytetin sirian në kuadër të një vizite pune, u prit nga Sharaa për bisedime të nivelit të lartë.
Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, të dy zyrtarët diskutuan zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.