Ministri i Jashtëm turk diskuton mbi konfliktin e armatosur Pakistan-Afganistan me homologët e tij rajonalë
Sipas burimeve diplomatike turke, bisedimet u përqendruan në përleshjet e fundit midis Pakistanit dhe Afganistanit
Stamboll
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, të premten bisedoi në telefon me homologët e tij nga Pakistani, Afganistani, Katari dhe Arabia Saudite në lidhje me përleshjet e fundit të armatosura midis Pakistanit dhe Afganistanit, në të cilat janë vrarë disa dhjetëra ushtarë dhe civilë, transmeton Anadolu.
Të enjten, Afganistani nisi sulme kufitare kundër Pakistanit "në lidhje" me sulmet ajrore të forcave të tij ajrore brenda Afganistanit të dielën, të cilat vranë shumë njerëz. Islamabadi pretendoi se kishte vrarë 70 "terroristë", ndërsa zyrtarët afganë dhe OKB-ja raportuan viktima civile, gjë që Pakistani e mohon.
Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan i telefonoi homologëve të tij nga Pakistani, Afganistani, Katari dhe Arabia Saudite, përkatësisht Ishaq Dar, Amir Khan Muttaqi, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe Faisal bin Farhan, "për të qetësuar situatën".
Bisedimet u përqendruan në përleshjet e fundit midis Pakistanit dhe Afganistanit.
Marrëdhëniet janë përkeqësuar në muajt e fundit, pasi Pakistani akuzon militantët se veprojnë nga territori afgan, gjë që Kabuli e mohon.
Tensionet midis dy vendeve u ndezën në tetor të vitit të kaluar kur forcat afgane sulmuan pikat kufitare të Pakistanit, vetëm disa ditë pasi Forcat Ajrore të Pakistanit kryen sulme brenda Afganistanit.
Turqia dhe Katari luajtën role si ndërmjetës në uljen e tensioneve dhe arritjen e një armëpushimi midis dy vendeve.
Më 30 tetor, një deklaratë e Ministrisë së Jashtme turke tha se takimet u zhvilluan në Stamboll me pjesëmarrjen e Turqisë, Katarit, Afganistanit dhe Pakistanit për të forcuar një armëpushim të rënë dakord në Doha në fillim të këtij muaji me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Katarit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
