Politikë, Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë takohet në Ankara me homologun nga Koreja e Jugut

Ministri Hakan Fidan u takua me homologun e tij nga Koreja e Jugut, Cho Hyun, njoftoi Ministria e Jashtme turke

Seyit Şamil Kurt  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Ministri i Jashtëm i Turqisë takohet në Ankara me homologun nga Koreja e Jugut

Stamboll

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua sot me homologun e tij nga Koreja e Jugut, Cho Hyun, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Turqi, transmeton Anadolu.

Takimi u zhvillua në Ankara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përmes një postimi në platformën sociale turke NSosyal.

Në postim u ndanë fotografi nga takimi, pa u dhënë detaje të tjera.


- Marrëdhëniet Turqi–Kore e Jugut

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve datojnë më 11 gusht 1949, kur Turqia e njohu Korenë e Jugut si shtet të pavarur. Marrëdhëniet diplomatike u vendosën zyrtarisht në vitin 1957.

Turqia ishte ndër vendet e para që dërguan trupa në mbështetje të Koresë së Jugut gjatë Luftës së Koresë, e cila nisi në vitin 1950, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gati 23 mijë ushtarë turq shërbyen në Korenë e Jugut gjatë luftës dhe në vitet pas saj.

Marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në nivel partneriteti strategjik në vitin 2012.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi në nëntor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite u nënshkruan tri marrëveshje dhe u publikua një deklaratë e përbashkët për partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi për herë të fundit Korenë e Jugut në vitin 2018.

Koreja e Jugut është partneri i dytë më i madh tregtar i Turqisë në rajonin e Azi-Paqësorit, pas Kinës. Vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti rreth 10,3 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa dy vendet janë të lidhura edhe nëpërmjet një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.