Ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan takohet me ambasadorët dhe përfaqësuesit e OBI-t në Ankara
"OBI luan rol gjithnjë e më aktiv në vendosjen e drejtësisë globale, duke siguruar njëkohësisht veprim të përbashkët nga bota islame përballë krizave humanitare dhe politike", tha Fidan
Stamboll
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan u takua me ambasadorët e vendeve anëtare dhe vëzhguese të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) si dhe me përfaqësuesit e institucioneve të OBI-t me seli në Turqi, në një program iftari të Ramazanit në Ankara, raporton Anadolu.
Darka e iftarit u mbajt në një hotel në kryeqytet, sipas burimeve diplomatike.
"OBI luan rol gjithnjë e më aktiv në vendosjen e drejtësisë globale, duke siguruar veprim të përbashkët nga bota islamike përballë krizave humanitare dhe politike", tha Fidan në një postim në rrjetet sociale.
Ai tha se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në punën e organizatës si kryetare e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t.
"Shpresoj që ky muaj i bekuar t'i sjellë paqe dhe qetësi të gjithë njerëzimit dhe u shpreh mirënjohjen time ambasadorëve të nderuar për pjesëmarrjen e tyre", shtoi Fidan.
