Politikë, Bota

Mbështetësit e PKK-së lëndojnë 3 persona në aeroportin Charles de Gaulle të Francës

Rreth 20 mbështetës të organizatës që kundërshtuan ekstradimin e anëtarit të PKK-së Firaz Korkmaz nga Franca në Türkiye mbërritën në aeroportin Charles de Gaulle

Esra Taşkın  | 28.03.2024 - Përdıtësım : 28.03.2024
Mbështetësit e PKK-së lëndojnë 3 persona në aeroportin Charles de Gaulle të Francës

Paris

Tre persona u lënduan të mërkurën në një incident të shkaktuar nga mbështetës të organizatës terroriste PKK në aeroportin Charles de Gaulle në Paris të Francës, transmeton Anadolu.

Rreth 20 mbështetës të organizatës që kundërshtuan ekstradimin e anëtarit të PKK-së Firaz Korkmaz nga Franca në Türkiye mbërritën në aeroportin Charles de Gaulle, sipas mediave lokale.

Grupi sulmoi ekipin e Njësisë Kombëtare të Riatdhesimit që shoqëronte Korkmazin.

Tensionet u ngritën edhe mes mbështetësve të grupit terrorist dhe personelit civil në aeroport.

Ngjarja u vu nën kontroll nga ushtarët francezë. Tre punonjës të aeroportit u lënduan, por nuk kishte arrestime.

Korkmaz u ekstradua në Türkiye.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın