Politikë

Mali i Zi, koalicioni "Për një fillim të ri" fiton më së shumti mandate në Ulqin

Koalicioni "Për një fillim të ri" (Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare) sipas rezultateve paraprake, ka fituar 15 ulëse në zgjedhjet lokale në Ulqin

Ekip  | 28.03.2022 - Përdıtësım : 28.03.2022
Mali i Zi, koalicioni "Për një fillim të ri" fiton më së shumti mandate në Ulqin

Montenegro

Sipas të dhënave paraprake, koalicioni “Për një fillim të ri” (Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare) fitoi 15 ulëse në zgjedhjet lokale në Ulqin të Malit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lista e koalicionit të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake fitoi gjashtë mandate. Forca dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve do të kenë nga pesë mandate, ndërsa Demokratët dy mandate. Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore, ku 20.392 votues kanë mundur të votojnë në 38 vendvotime.

Zgjedhjet u zhvilluan edhe në Beranë, ku koalicioni "Po për Beranën, për Malin e Zi", i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratët, Partia Boshnjake dhe Partia Liberale, fitoi nëntë mandate. Partia Popullore Socialiste fitoi shtatë mandate, Demokratët dhe koalicioni "Për të ardhmen e Beranës" fituan nga gjashtë mandate, katër vende lista "Beranë tani", dy fituan nga "Mali i Zi i Pari", ndërsa "Mali i Zi i Bashkuar" fitoi një mandat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın