Politikë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mickovski theksoi se vendimi për ndryshimet kushtetuese është i 81 deputetëve, por jo edhe i popullit të Maqedonisë. Me këtë vendim u suspendua vullneti i qytetarëve, dhe paraqet akt tradhëtie

Husameddin Gina  | 11.01.2019 - Përdıtësım : 11.01.2019
Kryetari i VMRO-DPMNE-së kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare Foto: AA/Arhiv

Shkup

SHKUP (АА) – Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE, Hristian Mickovski, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese kërkoi shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se vendimi për ndryshimet kushtetuese është i 81 deputetëve, por jo edhe i popullit të Maqedonisë. Me këtë vendim u suspendua vullneti i qytetarëve, dhe paraqet akt tradhëtie.

“Me marrëveshjen e Prespës shkaktohet dëm dhe padrejtësi e madhe mbi shtetin e Maqedonisë, qytetarët e Maqedonisë, mbi gjeneratat e kaluara dhe të ardhshme. VMRO-DPMNE në të ardhmen do të bëjë gjithëçka është në fuqinë e saj që kjo padrejtësi të rregullohet”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickovski po ashtu deklaroi se Maqedonia do të vazdhojë të humb me LSDM-në në ekonomi dhe në shoqëri.

“Pikërisht për shkak të kësaj VMRO-DPMNE kërkon shpërndarjen e menjëhershme të Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale. Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të fitojë dhe në këtë mënyrë vullneti i shumicës së qytetarëve do të respektohet”, tha Mickovski.

Ai në adresimin e tij po ashtu përkujtoi se qytetarët janë ata që japin dhe marrin pushtetin dhe për këtë shkak janë të nevojshme zgjedhjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın