Kryeministri i Katarit dhe kancelari i Gjermanisë shqyrtojnë lidhjet dypalëshe dhe situatën rajonale
Merz mbërriti në kryeqytetin Doha të Katarit sot herët nga Arabia Saudite në kuadër të një turneu në Gjirin Arabik, që synon të diskutojë bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe armëve
Stamboll
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka zhvilluar bisedime në Doha me kancelarin e Gjermanisë, Friedrih Merz, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, transmeton Anadolu.
Sipas mediave lokale, Merz mbërriti në kryeqytetin Doha të Katarit sot herët nga Arabia Saudite në kuadër të një turneu në Gjirin Arabik, që synon të diskutojë bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe armëve.
Sheikh Mohammed dhe Merz shqyrtuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mënyrat për t’i mbështetur dhe forcuar ato, përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi zhvillimet e fundit në rajon. Detaje të mëtejshme nuk janë dhënë deri më tani.
Dje, sipas agjencisë saudite të shtypit SPA, Merz zhvilloi bisedime në Riad me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, por nuk u publikuan detaje të mëtejshme.
Turneu aktual i kancelarit gjerman gjithashtu përfshin një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Transmetuesi gjerman Deutsche Welle më herët këtë javë raportoi se turneu i kancelarit Merz synon të forcojë bashkëpunimin me tre vendet e Gjirit në furnizimin me energji dhe armë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
