Politikë

Kryediplomati ukrainas: Sistemet Patriot së shpejti pritet të vendosen në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se përgatitjet për transferimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot tashmë kanë filluar

Burç Eruygur  | 04.01.2023 - Përdıtësım : 05.01.2023
Kryediplomati ukrainas: Sistemet Patriot së shpejti pritet të vendosen në Ukrainë

Istanbul

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të prodhimit amerikan pritet të vendosen së shpejti në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të transmetuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në rrjetet sociale, Dmytro Kuleba tha se përgatitjet për transferimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot tashmë kanë filluar.

Më 21 dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një pako të ndihmës ushtarake prej 1,85 miliard dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot. Njoftimi erdhi gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë.

Disa ditë më vonë, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se Kievi do të marrë një pako të re ndihmë ushtarake prej 2,2 miliardë dollarësh nga Washington-i, duke shtuar se Ukraina pret që Kongresi i SHBA-së të miratojë një pako tjetër prej gati 45 miliardë dollarësh, e cila përfshin sisteme të reja raketore HIMARS dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.