Kryediplomati turk: Turqia nuk do të lejojë që tensionet e fundit rajonale të errësojnë gjenocidin në Gaza
- Takimi me delegacionin e Hamasit, të kryesuar nga kreu i Këshillit të Lidershipit të Hamasit, u përqendrua në zhvillimet e fundit në bisedimet për armëpushim dhe situatën humanitare në Gaza.

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i tha delegacionit të Hamasit gjatë një takimi në Ankara se Turqia nuk do të lejojë që tensionet e fundit rajonale të errësojnë gjenocidin në Gaza, raporton Anadolu.
Burimet diplomatike turke njoftuan se Fidan u takua me kryetarin e Këshillit të Lidershipit të Hamasit, Muhammad Ismail Darëish dhe delegacionin e tij.
Takimi u përqendrua në zhvillimet e fundit në bisedimet për armëpushim dhe situatën humanitare në Gaza.
Fidan tha se prioriteti i Ankarasë është të ndalojë masakrën në Gaza dhe të sigurojë shpërndarjen e menjëhershme të ndihmës humanitare.
Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë që tensionet e fundit në rajon të largojnë vëmendjen nga gjenocidi i vazhdueshëm në Gaza.
Duke riafirmuar se Palestina është një e tërë me Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsi Lindor, Fidan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë fuqishëm kauzën palestineze derisa Palestina të jetë e lirë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.