Politikë

Kryediplomati turk takohet me homologun portugez në Lisbonë

Ministrat pritet të forcojnë konsultimet mbi çështjet rajonale dhe të thellojnë bashkëpunimin tregtar e ekonomik gjatë vizitës së kryediplomatit turk Hakan Fidan në Portugali

Asiye Latife Yılmaz  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 05.01.2026
Kryediplomati turk takohet me homologun portugez në Lisbonë

Istanbul

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me homologun e tij portugez, Paulo Rangel, në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi në platformën turke të mediave sociale NSosyal se Fidan zhvilloi bisedime me Rangel gjatë vizitës së tij të punës në Lisbonë.

Në kuadër të vizitës, ministrat pritet të forcojnë konsultimet mbi çështjet rajonale, të thellojnë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe të diskutojnë rritjen e investimeve të ndërsjella dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në fusha si energjia, infrastruktura, transporti dhe menaxhimi i porteve.

Turqia dhe Portugalia vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1926, pas pjesëmarrjes së Portugalisë në dispozitat përkatëse të Traktatit të Lozanës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın