Politikë

Kreu i NATO-s: Rutte: Putini bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët në Stamboll

"(Ukraina) dërgoi një delegacion që ishte vërtet i gatshëm për negociatat e armëpushimit", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Selen Valente Rasquinho  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 18.05.2025
Kreu i NATO-s: Rutte: Putini bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët në Stamboll

Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar një delegacion të nivelit të ulët në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të organizuara nga Turqia si "gabim", raporton Anadolu.

Rutte bëri një deklaratë për media në hyrje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EST) që u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. I pyetur në lidhje me bisedimet e paqes në Stamboll, Rutte tha: "Putin bëri një gabim duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët në Stamboll".

"Topi është në fushën e tij. Ai duhet ta luajë topin. Ai duhet ta marrë seriozisht dëshirën për paqe. Kështu që mendoj se i gjithë presioni tani është mbi Putinin", tha Rutte.

Kreu i NATO-s deklaroi se vetë udhëheqësi rus ishte në dijeni të kësaj situate. "Putini e di shumë mirë se topi është në fushën e tij, se është në telashe dhe se bëri një gabim të madh duke dërguar këtë delegacion të nivelit të ulët", tha ai.

Rutte e përshkroi praninë e Ukrainës në tryezë si "shumë të mirë" dhe tha se "Ajo dërgoi një delegacion që është vërtet i gatshëm të negociojë një armëpushim".

Duke shprehur kënaqësinë e tij me rolin e luajtur nga SHBA-ja, Rutte tha: "Është shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e dobishme që presidenti Donald Trump e ka nxjerrë (luftën) nga bllokimi dhe ka marrë qartësisht drejtimin në të gjithë këtë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın