Politikë

KFOR-i largon disa automjete që kanë mbetur nga barrikadat në veri të Kosovës

"Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e OKB-së", njoftoi Misioni i NATO-s në Kosovë

Zylfije Adem Jakupi  | 03.01.2023 - Përdıtësım : 04.01.2023
KFOR-i largon disa automjete që kanë mbetur nga barrikadat në veri të Kosovës

Prishtinë

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka filluar largimin e disa automjeteve të mbetura në rrugët në veri të Kosovës për të rikthyer lirinë e lëvizjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e OKB-së", njoftoi KFOR-i në Twitter.

Në këtë publikim nuk është bërë e ditur se ku është kryer largimi i veturave, por në barrikadën në urën mbi lumin Ibër, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, kishin mbetur dy kamionë, të cilët janë djegur nga persona të panjohur gjatë javës së kaluar.

Serbët lokalë në veri të Kosovës filluan heqjen e barrikadave të enjten, më 29 dhjetor, pas 20 ditësh bllokim të rrugëve. Të premten, më 30 dhjetor, është hequr barrikada e fundit në afërsi të Zubin Potokut, në rrugën që çon në pikën kufitare Bërnjak, ndërsa Policia e Kosovës po atë ditë ka njoftuar se ka hapur pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Këto vendkalime kufitar kanë qenë të mbyllura që nga 10 dhjetori, kur u vendosën barrikada në rrugë.

Vendimi për heqjen e barrikadave erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e zëvendësoi masën e paraburgimit të ish-policit kosovar Dejan Pantiq me burgim shtëpiak për arsye shëndetësore dhe për mungesë kushtesh dhe të drejtat ligjore që i takojnë si i paraburgosur.

Pantiq akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Kosovës dhe akt terrorist për organizimin e sulmit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Në fillim të nëntorit, përfaqësuesit serbë u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e detyrueshëm të automjeteve në targa RKS.

Ky vendim u shty për një kohë të pacaktuar për shkak të tensioneve të larta në veri të Kosovës dhe rrezikut të përshkallëzimit të situatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın