Stamboll
Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi të enjten se si masë paraprake autoritetet kanë evakuuar përkohësisht banorët që jetojnë pranë Ambasadës së SHBA-së, transmeton Anadolu.
Ministria në një deklaratë të publikuar në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, tha se evakuimi po kryhet nga autoritetet përkatëse si hap parandalues.
“Është siguruar akomodim i përshtatshëm për ta si pjesë e masave të nevojshme parandaluese”, thuhet në deklaratë.
Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi arsyen e evakuimit apo sa banorë janë prekur nga kjo masë.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve që të mbështeten në kanalet zyrtare për informacion të saktë.
