Politikë

Kancelari gjerman dëshiron të zgjerojë partneritetin me Turqinë, e quan aleat të rëndësishëm të NATO-s

"Turqia është partner jashtëzakonisht i vlefshëm dhe i rëndësishëm i NATO-s për ne. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të ruajtur dhe zgjeruar më tej këtë partneritet", tha Merz

Ayhan Şimşek  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 09.05.2025
Kancelari gjerman dëshiron të zgjerojë partneritetin me Turqinë, e quan aleat të rëndësishëm të NATO-s

Berlin

Kancelari i sapozgjedhur i Gjermanisë, Friedrich Merz, është zotuar të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë, duke theksuar rolin e saj jetik strategjik brenda aleancës së NATO-s, raporton Anadolu.

"Turqia është partner jashtëzakonisht i vlefshëm dhe i rëndësishëm i NATO-s për ne. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të ruajtur dhe zgjeruar më tej këtë partneritet", tha Merz në një konferencë të përbashkët për media me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel pas takimit të tyre.

Merz tha se Turqia në territorin e NATO-s mbron një zonë, rëndësia strategjike e së cilës është absolutisht jetike dhe theksoi kanë diskutuar rolin dhe kontributet e Ankarasë gjatë takimit të tyre me Rutten.

Kancelari gjerman gjithashtu njoftoi se planifikon të vizitojë Ankaranë në të ardhmen e afërt, me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın