Politikë

Junta e Mianmarit i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, formon organ të ri për zgjedhjet

- Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing ka emëruar veten president të përkohshëm për të udhëhequr Komisionin Kombëtar për Siguri dhe Paqe për zgjedhjet në dhjetor.

Riyaz Khaliq Khaliq  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Junta e Mianmarit i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, formon organ të ri për zgjedhjet

Istanbul

STAMBOLL (AA) – Junta ushtarake në Mianmar njoftoi sot një organ të ri për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme më vonë këtë vit, duke i dhënë fund në mënyrë efektive gjendjes së jashtëzakonshme, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Shefi i juntës, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing, gjithashtu e emëroi veten si president të përkohshëm, ndërsa lëshoi një dekret për të shpërndarë Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë në vendin e Azisë Juglindore, i cili ka qenë nën sundimin ushtarak që nga shkurti i vitit 2021.

Këshilli ishte formuar pas grushtit të shtetit që përmbysi qeverinë e Lidhjes Kombëtare për Demokraci dhe që e la vendin nën gjendje të jashtëzakonshme për katër vitet e fundit. Ky zhvillim i jep fund zyrtarisht gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet me shumicë budiste, ndërsa junta formoi Komisionin Kombëtar për Siguri dhe Paqe, që do të drejtohet nga Min Aung.

Ai gjithashtu njoftoi krijimin e një qeverie të re që do të udhëhiqet nga U Nyo Saw, një nga bashkëpunëtorët më të besuar të shefit të juntës. "Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen këtë dhjetor dhe do të bëhen përpjekje për t'u mundësuar të gjithë votuesve të kualifikuar të hedhin votën e tyre", tha shefi i juntës në një ceremoni të mbajtur të mërkurën në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Sipas faqes së internetit "Myanmar Now", Min Aung e ka emëruar veten president në detyrë të Mianmarit përpara mbajtjes së zgjedhjeve të planifikuara.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın