Politikë

Ish-kryeministrja e arratisur e Bangladeshit e cilëson “të motivuar politikisht” dënimin me vdekje kundër saj

Sipas një deklarate të ndarë nga partia e saj, Lidhja Awami, Sheikh Hasina, pretendoi se vendimet e shpallura kundër saj "janë dhënë nga një gjykatë e manipuluar e krijuar dhe e kryesuar nga një qeveri e pazgjedhur pa mandat demokratik"

Sm Najmus Sakib  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Ish-kryeministrja e arratisur e Bangladeshit e cilëson “të motivuar politikisht” dënimin me vdekje kundër saj

Dhaka

Ish-kryeministrja e arratisur e Bangladeshit, Sheikh Hasina, e përshkroi të hënën dënimin me vdekje kundër saj si "të pakëndshëm" dhe "të motivuar politikisht", transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të ndarë nga partia e saj, Lidhja Awami, përmes platformës së mediave sociale të kompanisë amerikane Facebook, Hasina pretendoi se vendimet e shpallura kundër saj "janë dhënë nga një gjykatë e manipuluar e krijuar dhe e kryesuar nga një qeveri e pazgjedhur pa mandat demokratik".

Më herët të hënën, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve me bazë në Dhaka dënoi në mungesë Hasinën dhe ish-ministrin e Brendshëm Asaduzzaman Khan Kamal me vdekje për një shtypje vdekjeprurëse të kryengritjes së udhëhequr nga studentët e vitit të kaluar, e cila i dha fund sundimit 15-vjeçar të Lidhjes Awami.

Rreth 1.400 njerëz u vranë gjatë demonstratave, dhe kryeministrja e rrëzuar tha se vendimi ishte "i pakëndshëm, i anshëm dhe i motivuar politikisht".

Gjykata dënoi gjithashtu ish-shefin e policisë Chowdhury Abdullah Al-Mamun me pesë vjet burg, pasi ai "u bë një miratues i çështjes duke pranuar përfshirjen e tij".

Hasina dhe Kamal ikën në Indi më 5 gusht të vitit të kaluar në kulmin e kryengritjes masive që rrëzoi qeverinë.

Hasina tha se njerëzit në Bangladesh "mund të shohin se gjyqet e kryera nga i ashtuquajturi Tribunal Ndërkombëtar për Krime nuk kishin kurrë për qëllim të arrinin drejtësi ose të jepnin ndonjë pasqyrë të vërtetë të ngjarjeve të korrikut dhe gushtit 2025".

"Përkundrazi, qëllimi i tyre është të fajësojnë Lidhjen (partinë) Awami," pohoi ajo.

Tribunali u krijua nga Hasina në vitin 2010 për të gjykuar udhëheqësit e opozitës së Bangladeshit Jamaat-e-Islami dhe Partisë Nacionaliste të Bangladeshit për akuzat për krime lufte të ndodhura gjatë Luftës Çlirimtare të Bangladeshit në vitin 1971.

Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut kanë pretenduar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të drejtave ligjore ndaj udhëheqësve të opozitës të ekzekutuar në tribunal.

Pas rrëzimit të Hasinës, u krijua një qeveri e përkohshme, e udhëhequr nga laureati i Çmimit Nobel Muhammad Yunus, dhe ai ka njoftuar se do të mbajë zgjedhjet e para në shkurt.

Zyra e Yunus në një deklaratë e përshkroi vendimin si "historik" dhe u bëri thirrje njerëzve "të mos tregojnë asnjë shenjë padurimi dhe të ndjekin ligjin dhe rendin".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.