Politikë

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismën kundër referendumit

Shtatë gjyqtarë kushtetues votuan kundër iniciativës dhe dy ishin për. Pas prononcimit të të gjithë gjyqtarëve pasoi votimi ku u refuzua iniciativa për fillimin e procedurës

Admir Fazlagikj  | 19.09.2018 - Përdıtësım : 20.09.2018
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nismën kundër referendumit

Shkup

SHKUP (АА) - Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpalljen e referendumit të miratuar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatë gjyqtarë kushtetues votuan kundër iniciativës dhe dy ishin për. Pas prononcimit të të gjithë gjyqtarëve pasoi votimi ku u refuzua iniciativa për fillimin e procedurës.

Bartës të nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpalljen e referendumit, janë partia politike E Majta dhe Kongresi Botëror Maqedonas.

Parashtruesit e iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpalljen e referendumit, vlerësojnë se vendimi për referendumin nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë, Ligjin për referendum dhe format tjera të deklarimit të drejtpërdrejt të qytetarëve si dhe me standardet e caktuara evropiane dhe praktikat e mira të referendumit të miratuara nga Komisioni i Venecias.

Qeveria e Maqedonisë dhe e Greqisë në qershor të këtij viti në Prespë nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit Maqedoni-Greqi dhe partneritet strategjik, sipas të cilës Maqedonia do të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes gjithashtu është praparë mbajtja e referendumit në Maqedoni, i cili është planifikuar për 30 shtator të këtij viti. Pyetja e referendumit do të jetë: "A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın