Politikë

Gjermania shpreh dyshime për ligjshmërinë e sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, i bëri thirrje SHBA-së të sigurojë rikthimin e stabilitetit në rajon dhe ngriti pyetjen se çfarë strategjie po ndjek në të vërtetë Washingtoni

Oliver Towfigh Nia  | 05.03.2026 - Përdıtësım : 05.03.2026
Gjermania shpreh dyshime për ligjshmërinë e sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Berlin

Gjermania tha të enjten se ka dyshime serioze nëse sulmi i SHBA-së ndaj Iranit është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

“Dua t’ju them se kam dyshime të konsiderueshme për këtë”, tha zëvendëskancelari Lars Klingbeil për transmetuesin publik ZDF.

Klingbeil shtoi se nuk do të derdhë lot për udhëheqjen në Teheran, “dhe megjithatë, si Gjermani, ne – dhe veçanërisht evropianët – duhet të kemi një interes të madh që të sigurojmë se një rend i bazuar në rregulla, që normat dhe rregullat të respektohen në këtë botë”.

Ai i bëri thirrje SHBA-së të sigurojë rikthimin e stabilitetit në rajon dhe ngriti pyetjen se çfarë strategjie po ndjek në të vërtetë Washingtoni.

Zëvendëskancelari gjerman theksoi se në ditët e fundit janë përmendur objektiva të ndryshme, ndërsa i gjithë rajoni tashmë ndodhet në trazira dhe ekziston rreziku i një përshkallëzimi të madh të konfliktit.

“Dhe tani është gjithashtu përgjegjësi e amerikanëve të rikthejnë qetësinë”, tha ai.

Klingbeil u bëri thirrje të gjithëve që të rikthehen shpejt në tryezën e negociatave. “Kjo është një përgjegjësi që e mbajnë të gjithë në rajon” shtoi ai.

Më 1 mars, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu mbështetje për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke pranuar njëkohësisht shqetësimet për legjitimitetin e tyre dhe pasigurinë për atë që mund të ndodhë më pas.

“Ne shohim një dilemë këtu. Masat dhe hapat e së drejtës ndërkombëtare që kemi ndjekur vazhdimisht për dekada kanë qenë qartësisht joefektive ndaj një regjimi që po zhvillon armë bërthamore dhe po shtyp brutalisht popullin e vet”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın