Politikë, Bota

Franca rrit në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas sulmit në Moskë

"Pas sulmit në Moskë, një takim i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare u mblodh këtë mbrëmje në Elysee nga Presidenti i Republikës", tha dje kryeministri Gabriel Attal

Feyzullah Yarımbaş  | 25.03.2024 - Përdıtësım : 25.03.2024
Franca rrit në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas sulmit në Moskë

Ankara

Franca ngriti në nivelin më të lartë alarmin për sulm terrorist pas sulmit terrorist që vrau të paktën 137 persona në një sallë koncertesh në Moskë, transmeton Anadolu.

"Pas sulmit në Moskë, një takim i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare u mblodh këtë mbrëmje në Elysee nga Presidenti i Republikës", tha dje kryeministri Gabriel Attal në një postim në X.

Me grupin terrorist DEASH që mori përgjegjësinë për sulmin "dhe kërcënimet që rëndojnë mbi vendin tonë, ne kemi vendosur të ngremë nivelin e sistemit të alarmit të sigurisë kombëtare të Francës në nivelin e tij më të lartë: emergjencë sulmi", tha ai.

Të premten, persona të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit në Crocus City Hall në Krasnogorsk, teksa duhej të performonte grupi i rokut, Picnic.

Në një deklaratë të Komitetit Hetues të Rusisë thuhet se në vendngjarje janë gjetur trupat e 137 personave, tre prej të cilëve janë fëmijë.

Theksohet se në vendngjarje u gjetën më shumë se 500 fishekë dhe 28 karikatorë, si dhe dy pushkë kallashnikov.

Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër të përfshirë drejtpërdrejt, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.