Politikë

Figurës austriake të ekstremit të djathtë i ndalohet hyrja në Gjermani për tre vjet

Martin Sellner, një anëtar i Lëvizjes Identitarian, përmes rrjeteve sociale dje njoftoi se qyteti Potsdam ia kishte ndaluar hyrjen, duke shtuar se vendimi ishte në fuqi në mbarë vendin

Aşkın Kıyağan  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 22.03.2024
Figurës austriake të ekstremit të djathtë i ndalohet hyrja në Gjermani për tre vjet

Vjenë

Administrata lokale në Gjermaninë verilindore ia ka ndaluar hyrjen një politikani austriak të ekstremit të djathtë, transmeton Anadolu.

Martin Sellner, një anëtar i Lëvizjes Identitarian, përmes rrjeteve sociale dje njoftoi se qyteti Potsdam ia kishte ndaluar hyrjen, duke shtuar se vendimi ishte në fuqi në mbarë vendin.

Në videon që postoi, Sellner tha se vendimi do të ishte i vlefshëm për tre vjet dhe kërkon që ai të dëbohet brenda një muaji nëse hyn në vend.

Më herët, Sellner u deportua edhe nga Zvicra. Ai kishte marrë pjesë në një takim në kantonin verior Aargau të Zvicrës më 16 mars. Policia zvicerane bastisi takimin, arrestoi Sellnerin, i cili u përshkrua si "i rrezikshëm" dhe i kërkoi të largohej nga vendi.

Grupet ultra të djathta dhe raciste më vonë organizuan një takim sekret, ku mori pjesë edhe Sellner, në Potsdam më 25 nëntor 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın