Politikë, Shkencë dhe Teknologji

Erdogan: Turqia e konsideron sovranitetin digjital si të pandashëm nga siguria kombëtare

"Turqia tani projekton teknologjinë e vet, prodhon softuerin e vet dhe eksporton produktet e saj në të gjithë botën", tha presidenti Erdogan

Gökhan Ergöçün  | 24.02.2026 - Përdıtësım : 24.02.2026
Erdogan: Turqia e konsideron sovranitetin digjital si të pandashëm nga siguria kombëtare

Stamboll

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia e konsideron sovranitetin digjital në sektorin e mbrojtjes si një pjesë të pandashme të sigurisë së saj kombëtare, duke shtuar: "Turqia tani projekton teknologjinë e vet, prodhon softuerin e vet dhe eksporton produktet e saj në të gjithë botën", raporton Anadolu.

Duke folur në një ceremoni për Sancar-in, një mjet i ri detar pa pilot, Erdogan tha: "Sancar-i forcon kapacitetet tona pa pilot në det, duke rritur sigurinë, efektivitetin dhe aftësinë tonë të vëzhgimit".

Sancar-i u zhvillua nga kompania turke e mbrojtjes Havelsan dhe kantieri detar Yonca për nevojat e marinave moderne. Ai është mjeti i parë detar pa pilot që Havelsan ka zhvilluar duke përdorur ADVENT ROTA (Sistemi i Menaxhimit të Luftimit i Integruar me të Dhëna dhe i Mbështetur në Rrjet) si sistem misioni.

Gjatë ceremonisë u hapën edhe objektet e reja të Havelsan-it.

Erdogan theksoi se investimet e Havelsan-it janë vazhdim i hapave strategjik që do të rrisin kapacitetin dhe ndikimin e ekosistemit turk të mbrojtjes.

Kur të përfundojë, tha ai, kompleksi i Havelsan-it do të jetë objekti më i madh i prodhimit dhe integrimit për teknologjitë e simulimit në Evropë.

Erdogan tha se një vend nuk mund të flasë për një të ardhme të sigurt nëse softueri i tij nuk është kombëtar, pasi pavarësia e plotë nuk mund të ndahet nga pavarësia teknologjike.

Ai shtoi se Turqia tani zbaton një model zbulimi, diagnostikimi dhe sulmi duke përdorur teknologjinë e saj vendase dhe kombëtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.