Erdoğan dhe Rutte bisedojnë për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e paqes Ukrainë-Rusi
- Presidenti Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte, diskutuan rolin e rëndësishëm të Turqisë në procesin e paqes në Ukrainë dhe për sigurinë e Detit të Zi.

Ankara
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit thuhet se Rutte i telefonoi presidentit Erdoğan gjatë kthimit nga samiti me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE).
Në bisedë u diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e paqes Ukrainë-Rusi.
Presidenti Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte, diskutuan rolin e rëndësishëm të Turqisë në procesin e paqes në Ukrainë dhe për sigurinë e Detit të Zi, si dhe ranë dakord për kontributin dhe koordinimin e ngushtë në procesin e paqes, të Turqisë e cila është një prej vendeve më të rëndësishme të NATO-s.
Erdoğan dhe Rutte shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi garancitë e sigurisë së zbatueshme dhe të qëndrueshme.