Politikë

Çelik reagon ashpër ndaj liderit të së djathtës ekstreme në Holandë

"Jemi krenarë që këta fashistë, armiq të njerëzimit sulmojnë presidentin tonë sepse këta janë armiq kundër të gjithë atyre që luftojnë në emër të njerëzisë", shkruan zëdhënësi i AK Partisë, Çelik

Burcu Çalık Göçümlü  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Çelik reagon ashpër ndaj liderit të së djathtës ekstreme në Holandë

Ankara

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik lidhur me liderin e Partisë për Liri (PVV) të ekstremit të djathtë, Geert Wilders në Holandë ka thënë se "Jemi krenarë që këta fashistë, armiq të njerëzimit sulmojnë presidentin tonë sepse këta janë armiq kundër të gjithë atyre që luftojnë në emër të njerëzisë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çelik reagoi ndaj liderit të Partisë për Liri (PVV) të ekstremit të djathtë, Geert Wilders në Holandë i cili me postimin e një karikature ka vendosur në objektiv presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Në postimin e tij duke përdorur hashtagun "#TerroristGeertWilders", Çelik tha "Imorali, armiku i njerëzisë dhe fashisti @geertwilderspvv. Përballja me këta fashistë të pamoralshëm është detyrë njerëzore. Ajo çka thonë këta është në kundërshtim të plotë me njerëzinë".

"Arsyeja e vetme që sulmojnë presidentin tonë është sepse presidenti ynë qëndron pa tolerim në anën e të shtypurve në emër të njerëzisë. Jemi krenarë që këta fashistë, armiq të njerëzimit sulmojnë presidentin tonë sepse këta janë armiq kundër të gjithë atyre që luftojnë në emër të njerëzisë. Të jesh i lavdëruar prej tyre është turpi më i madh", shkruan Çelik.

"Fashistë të tillë si #GeertWilders kur sulmojnë presidentin tonë kanë për qëllim të derdhin gjakun e të shtypurve në Siri, në Libi dhe kundër muslimanëve ata po kryejnë mizorinë që Hitleri ka bërë kundër hebrenjve në Evropë. Pikërisht edhe presidenti ynë nuk toleron këtë fashizëm. Do të luftojmë kundër këtyre fashistëve. Do ta ngritim këtë luftë në emër të njerëzisë. Lufta e presidentit tonë duke mos toleruar këta fashistë, është luftë me armiqtë e njerëzisë", theksoi Çelik në postimin e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın