Blinken: Humbja masive e jetëve të civilëve në Gazën veriore nuk duhet të përsëritet në jug
Sekretari amerikan i Shtetit tha se ushtria izraelite duhet të largohet nga synimi i infrastrukturës jetike si spitalet, termocentralet dhe objektet e ujit

Istanbul
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë ushtrisë izraelite sot se “humbja masive e jetëve dhe zhvendosja e civilëve” në Gazën veriore nuk duhet të përsëriten në jug, transmeton Anadolu.
“Ne diskutuam detajet e planifikimit të vazhdueshëm të Izraelit dhe nënvizova domosdoshmërinë, për Shtetet e Bashkuara, që humbja masive e jetëve civile dhe zhvendosja e shkallës që pamë në Gazën veriore të mos përsëriten në jug”, tha Blinken gjatë një konferencë shtypi pasi u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Blinken tha se Izraeli kishte rënë dakord me një kërkesë të ShBA-së që të formulojë një strategji që “i jep përparësi mbrojtjes së civilëve”.
Ai shtoi se ushtria izraelite duhet të largohet nga synimi i infrastrukturës jetike si spitalet, termocentralet dhe objektet e ujit.
Kryediplomati amerikan tha se civilëve të zhvendosur nga Gazën jugore duhet t’u ofrohet gjithashtu “zgjedhja për t’u kthyer në veri sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.