Politikë

Belgjika mbështet propozimin për të pezulluar Izraelin nga programi kërkimor "Horizon Europe"

Ministria e Jashtme belge thotë se vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë aktualisht propozimin për pezullim të pjesshëm.

İlayda Çakırtekin  | 05.08.2025 - Përdıtësım : 05.08.2025
Belgjika mbështet propozimin për të pezulluar Izraelin nga programi kërkimor "Horizon Europe"

Istanbul

Belgjika do të votojë në favor të propozimit të Komisionit Evropian për pezullimin e pjesshëm të pjesëmarrjes së Izraelit në një program kërkimor me pjesëmarrjen e BE-së, tha zëvendëskryeministri belg, Maxime Prevot, transmeton Anadolu.

"Me iniciativën time, Belgjika ka vendosur sot të mbështesë propozimin e Komisionit Evropian për pezullimin e pjesshëm të pjesëmarrjes së Izraelit në programin Horizon Europe", shkroi zv/kryeministri, Prevot në X.

Nëse shumica voton për masën, kjo do të përfaqëson sanksionin "e parë konkret" evropian ndaj qeverisë së Izraelit dhe interesave të saj ekonomike, tha ai.

"Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Komisionit që të paraqesë shpejt propozime të tjera konkrete për masa në lidhje me Marrëveshjen e Asociimit, veçanërisht pasi angazhimet fillestare të marra për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare duket se nuk janë respektuar", theksoi Prevot.

Duke nënvizuar se dërgesat nga ajri janë "vetëm një zgjidhje e përkohshme", ai bëri thirrje për akses të plotë dhe të papenguar për ndihmën humanitare në Gaza.

Prevot publikoi një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme duke thënë se masa e propozuar do të ndikonte "ekskluzivisht" në pjesëmarrjen e subjekteve izraelite në Përshpejtuesin e Këshillit Evropian të Inovacionit, një program i hartuar për të mbështetur startup-et që zhvillojnë inovacione të përparuara dhe teknologji në zhvillim.

"Nëse miratohet në nivelin e BE-së, Izraeli do të humb qasjen në të ardhmen në gati 400 milionë euro në grante dhe mbështetje investimi që janë ende të disponueshme në kuadër të këtij programi", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se propozimi aktualisht po shqyrtohet nga shtetet anëtare të BE-së brenda Këshillit të Bashkimit Evropian.

"Sapo Presidenca Daneze e Këshillit të vlerësojë se është siguruar një shumicë e kualifikuar, propozimi do të vendoset në rendin e ditës të takimit Coreper II (ambasadorët e shteteve anëtare në BE) më 13 gusht dhe më pas do të miratohet zyrtarisht nëpërmjet procedurës me shkrim nga Këshilli. Masa do të hyjë në fuqi 30 ditë kalendarike pas njoftimit të saj në Këshillin e Asociimit", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın