Politikë

Baza e Forcave Ajrore MacDill në SHBA aktivizon urdhër strehimi për shkak të një kërcënimi të raportuar

- “Ne i marrim të gjitha kërcënimet seriozisht dhe po marrim masa të përshtatshme për të prioritizuar sigurinë dhe mbrojtjen e instalacionit tonë”, tha baza në Florida.

Diyar Güldoğan  | 18.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Baza e Forcave Ajrore MacDill në SHBA aktivizon urdhër strehimi për shkak të një kërcënimi të raportuar Foto: Arkiv / AA

Washington DC

WASHINGTON (AA) – Baza Ajrore MacDill në shtetin amerikan të Floridës, ku ndodhet Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë, aktivizoi sot një urdhër “strehohuni aty ku jeni” pas një kërcënimi të raportuar ndaj instalacionit, transmeton Anadolu.

“Urdhri ‘strehohuni aty ku jeni’ është aktualisht në fuqi në Bazën Ajrore MacDill. Një kërcënim u bë ndaj Bazës Ajrore MacDill,” njoftoi baza në Facebook.

“Ne i marrim të gjitha kërcënimet seriozisht dhe po marrim masa të përshtatshme për të prioritizuar sigurinë dhe mbrojtjen e instalacionit tonë”, thuhet më tej.

Baza nuk zbuloi se cilat masa sigurie janë marrë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın