Australia i anulon vizën influencuesit izraelit për shkak të komenteve të tij kundër Islamit
Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke anuloi vizën e Sammy Yahood disa orë para fluturimit të tij për në Australi
Stamboll
Australia ka anuluar vizën e një influencuesi izraelit për shkak të komenteve të tij kontroverse kundër Islamit, transmeton Anadolu.
Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke ka anuluar vizën e Sammy Yahood disa orë para fluturimit të tij për në Australi, raportoi sot "Sky News". Ai kishte planifikuar të vizitonte Australinë dhe të fliste në ngjarje të mëdha në Sidnei dhe Melburn.
Megjithatë, qeveria australiane anuloi vizën e tij për shkak të komenteve të tij kontroverse kundër Islamit. Qeveria australiane më parë ia kishte revokuar vizën sipërmarrësit izraelit të teknologjisë, Hillel Fuld në qershor të vitit të kaluar për shkak të "retorikës islamofobike".
Në gusht, Kanberra anuloi gjithashtu vizën e politikanit të ekstremit të djathtë izraelit, Simcha Rothman, i cili mbështeti planet për të larguar palestinezët nga Gaza dhe i quajti fëmijët palestinezë "armiq" të Izraelit.
