Politikë

Scholz: Gjermania mbështet përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u anëtarësuar në BE

"Këto gjashtë vende, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, mund t'i besojnë Gjermanisë", u tha Scholz gazetarëve në Bruksel gjatë ditës së dytë të samitit të liderëve evropianë

Cüneyt Karadağ   | 24.06.2022
Scholz: Gjermania mbështet përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u anëtarësuar në BE

Berlin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

"Këto gjashtë vende, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova, mund t'i besojnë Gjermanisë", u tha Scholz gazetarëve në Bruksel gjatë ditës së dytë të samitit të liderëve evropianë.

Ai përshëndeti vendimin për t'i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, duke thënë se ishte një "hap i madh".

Në lidhje me mundësinë që Rusia të ndërpresë furnizimet me gaz në Evropë, Scholz bëri thirrje për një diskutim mbi atë, siç tha ai, "situatën e vështirë", duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet si përgjigjeje e përbashkët ndaj sfidave ekonomike me të cilat përballet BE-ja.

"Ne duhet të zhvillojmë infrastrukturën tonë në mënyrë që të mund të importojmë gaz nga vendet e tjera", shtoi Scholz.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın