Një raketë godet bazën italiane në veri të Irakut
"Për fat të mirë, i gjithë personeli ynë ushtarak është mirë dhe i sigurt në bunker", tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani
Stamboll
Një raketë goditi bazën italiane në qytetin Erbil të Irakut, gjatë natës nga e mërkura deri të enjten, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ndërsa tensionet përshkallëzohen në të gjithë Lindjen e Mesme mes sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
"Dënim i fortë për sulmin që pësoi baza italiane në Erbil", shkroi Tajani në platformën amerikane të mediave sociale X. Ai tha se foli me ambasadorin italian në Irak pas sulmit.
"Për fat të mirë, i gjithë personeli ynë ushtarak është mirë dhe i sigurt në bunker", shtoi Tajani.
Incidenti vjen mes sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit të nisura më 28 shkurt, të cilat kanë vrarë rreth 1.300 njerëz, përfshirë disa zyrtarë të lartë.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.
