Politikë

Gjenerali sudanez fajëson politikanët për grusht shtetet ushtarake në Sudan

Hemedti tha se "shkaqet e grusht shteteve ushtarake janë politikanët që neglizhuan shërbimet për qytetarët dhe ishin të preokupuar me ulëse dhe pushtet"

Ekip   | 22.09.2021
Gjenerali sudanez fajëson politikanët për grusht shtetet ushtarake në Sudan

Khartoum

Zv/kryetari i Këshillit Sovran në Sudan, Hamdan Dagalo, një gjeneral me ndikim i njohur si "Hemedti", ka fajësuar politikanët për përpjekjen e grusht shtetit në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një ceremonie diplomimi ushtarak në Khartoum, Hemedti tha se "shkaqet e grusht shteteve ushtarake janë politikanët që neglizhuan shërbimet për qytetarët dhe ishin të preokupuar me ulëse dhe pushtet".

Dje, autoritetet sudaneze parandaluan një përpjekje për grusht shtet nga një grup oficerësh ushtarakë.

Në njoftimin e autoriteteve sudaneze u theksua se 21 oficerë të ushtrisë dhe dhjetëra ushtarë u arrestuan në lidhje me përpjekjen për grusht shtet.

"Ne e mbështetëm nismën e kryeministrit Abdalla Hamdok për konsensus, por ata (politikanët) u angazhuan në përjashtimin dhe bllokimin e njëri-tjetrit. Kriza në Sudan do të zgjidhet vetëm përmes unitetit dhe duke punuar në një frymë patriotike", tha Hemedti.

Në muajin prill të vitit 2019, ushtria sudaneze rrëzoi presidentin Omar al-Bashir që ishte në krye të shtetit për një kohë të gjatë, veprim që rezultoi pas protestave masive kundër qeverisjes së tij.

Në muajin gusht të të njëjtit vit u formua një autoritet tranzicioni ushtarako-civil për të udhëhequr tranzicionin politik për një periudhë 3-vjeçare.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın