Politikë

Zv/ministri i Jashtëm Burhanettin Duran emërohet drejtor i komunikimit i Turqisë

- Ai u emërua anëtar i Këshillit Presidencial të Sigurisë dhe Politikave të Jashtme në tetor të vitit 2018 dhe si zv/ministër i Punëve të Jashtme në maj të vitit 2024

Serdar Dincel  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Zv/ministri i Jashtëm Burhanettin Duran emërohet drejtor i komunikimit i Turqisë

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Në "Gazetën Zyrtare" është bërë e ditur se zv/ministri i Punëve të Jashtme, Burhanettin Duran, është emëruar drejtor i komunikimit i Turqisë, transmeton Anadolu.

Ai zëvendësoi Fahrettin Altunin, i cili ka mbajtur këtë post që nga 25 korriku i vitit 2018.

Duran mbaroi një diplomë bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti "Boğaziçi" në vitin 1993 dhe doktoratën në Shkenca Politike nga Universiteti "Bilkent" në vitin 2001.

Ai u emërua anëtar i Këshillit Presidencial të Sigurisë dhe Politikave të Jashtme në tetor të vitit 2018 dhe si zv/ministër i Punëve të Jashtme në maj të vitit 2024.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.