Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Voton presidenti Thaçi

"Ky do të jetë një votim për të ardhmen euro-atlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët", tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Agim Sulaj  | 06.10.2019 - Përdıtësım : 06.10.2019
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Voton presidenti Thaçi

Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi ftoi qytetarët të dalin të votojnë, siç tha ai, për të mirën dhe të ardhmen e tyre.

“Ky do të jetë një votim për të ardhmen euro-atlantike të sigurt të Kosovës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie dhe për vende të punës”, tha Thaçi.

Këto janë zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend, të cilat u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj si arsye e ftesës ndaj tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore do të përfshihen 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të garojnë gjithsej pesë kandidatë për postin e kryeministrit, do të vendosin për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve 100 do t’i përfaqësojnë subjektet politike, 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komunitetit serb dhe 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.