Politikë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, në raundin e parë zgjedhen 45 kryetarë komunash

LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37-të kryetarë komunash, VMRO-DPMNE tre, BDI dy, grupi i votuesve dy dhe Partia Demokratike e Turqve një

Admir Fazlagikj  | 16.10.2017 - Përdıtësım : 17.10.2017
Zgjedhjet lokale në Maqedoni, në raundin e parë zgjedhen 45 kryetarë komunash

Shkup

Shkup, (AA - Dyzet e pesë komuna fituan kryetarë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në 35 do të ketë raund të dytë më 29 tetor, tregojnë të dhënat e deritanishme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendër Zhupë, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në raundin e parë fitoi 37 kryetarë komunash, VMRO-DPMNE-ja tre, Bashkimi Demokratik (BDI) dy, grupi i votuesve dy dhe Partia Demokratike Turke një.

LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë kandidati i grupit të votuesve dhe i VMRO-DPMNE-së, në një BDI-LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e Romëve, dhe në një komunë PDSH dhe BESA.

Ende nuk dihet nëse do të zgjidhet kryetari i Qytetit të Shkup në raundin e parë. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov pas 96.79 për qind të votave të numëruara udhëheq para kundër kandidatit nga VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski, me 50,27 kundrejt 36,01 për qind të votave të fituara. Mbetet të numërohen votat edhe nga 22 vendvotime, pas çka do të dihet nëse Shkupi do të fitojë kryetar komune në raundin e parë ose do të ketë raund të dytë më 29 tetor. 

MPB: Dita e zgjedhjeve kaloi qetë, pa cenime serioze

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë vlerësoi se dita e zgjedhjeve ka kaluar pa cenime serioze të rendit dhe paqes.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski theksoi se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, porse janë regjistruar disa incidente të vogla. Deri te policia, siç theksoi ai, janë parashtruar 46 kallëzime për fotografim të fletvotimit, votim për person tjetër, ryshfet dhe bartje të votuesve për zgjedhje.

Në statistikën policore, janë evidentuar 44 ndërprerje të votimit në disa vendvotime të caktuara ku pas konsultimeve dhe ngecjes së shkurtër për 15 deri në 20 minuta ka vazhduar votimi.

Zgjedhjet lokale u mbajtën në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Është votuar në 3.480 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kishin 1.814.644 qytetarë të cilët mund të prononcoheshin për 260 kandidatë prej 19 partive dhe koalicioneve, si dhe 64 kandidatë të propozuar nga zgjedhës gruporë.

Përveç për kandidatët për kryetarë të komunave, në këto zgjedhje morën pjesë edhe 6.627 kandidatë në 372 lista për këshilltarë në këshillat komunalë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për dy javë, më 29 tetor.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë që nga mëvetësimi i saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın