Politikë

Zaev: Nuk arritëm marrëveshje me VMRO-DPMNE-në

Temë e takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka qenë ligji për Prokurorinë Themelore Publike, për çka gjatë ditëve të kaluara kanë diskutuar grupe të dy partive më të mëdha politike

Abdula Berisha   | 11.09.2019
Zaev: Nuk arritëm marrëveshje me VMRO-DPMNE-në

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, në një konferencë për media ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në opozitare në takimin e liderëve të mbajtur mbrëmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Temë e takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka qenë ligji për Prokurorinë Themelore Publike, për çka gjatë ditëve të kaluara kanë diskutuar grupe të dy partive më të mëdha politike.

Zaev gjatë ditës së djeshme tha se mosmarëveshjet nuk janë të pakapërcyeshme, duke shtuar se pret që palët të ndërmarrin përgjegjësinë që u takon. Mirëpo, takimi që filloi në ora 20:00 në godinën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut zgjati deri në orët e hershme të ditës së sotme duke përfunduar pa arritjen e marrëveshjes.

Zaev akuzoi VMRO-DPMNE-në opozitare se qëllimi i tyre final është që të mos procesuohen rastet e Prokurorisë Speciale Publike, duke thënë se në këtë mënyrë ata dëshirojnë amnisti.

Ai theksoi se asnjëherë nuk do të shkel mbi "vijat e kuqe", duke mos pranuar kërkesa që janë kundër drejtësisë, kundër NATO-s dhe BE-së. Zaev tha se fundja kjo është edhe në interes të qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın