Turqia, Politikë

Turqia: Veprimet e Greqisë për statusin e ishujve shkelin traktatet dhe dëmtojnë marrëdhëniet fqinjësore

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thotë se nismat e Athinës shkelin marrëveshjet që rregullojnë statusin e ishujve, qeveria ka marrë masat e nevojshme

Seyit Şamil Kurt, Gizem Nisa Çebi Demir  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Turqia: Veprimet e Greqisë për statusin e ishujve shkelin traktatet dhe dëmtojnë marrëdhëniet fqinjësore

Stamboll

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha se veprimet e Greqisë lidhur me statusin e disa ishujve shkelin traktatet ekzistuese dhe minojnë marrëdhëniet dypalëshe fqinjësore, transmeton Anadolu.

Ministria në një deklaratë tha se nismat e Greqisë në lidhje me statusin e ishujve bien në kundërshtim me marrëveshjet që janë përfunduar në mënyrë të rregullt sipas të drejtës ndërkombëtare.

"Veprimet e Greqisë që shkelin statusin e ishujve sipas traktateve ekzistuese janë të paligjshme dhe dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe fqinjësore", thuhet në deklaratë, duke shtuar: "Turqia kundërshton lëvizjet e Greqisë që nuk i shërbejnë qëllimit të duhur dhe shfrytëzimin e krizave rajonale dhe ka marrë masat e nevojshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.