Politikë

Trump: SHBA-ja do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

- "Do të dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten", tha presidenti amerikan Donald Trump

Diyar Güldoğan  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Trump: SHBA-ja do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Washington DC

WASHINGTON (AA) - SHBA-ja do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, tha presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

"Do të dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten", tha Trump për gazetarët së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se Ukraina po goditet "shumë rëndë".

"Do të na duhet të dërgojmë më shumë armë, kryesisht armë mbrojtëse, por ata po goditen shumë, shumë rëndë. Shumë njerëz po vdesin në atë rrëmujë", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın