Politikë

Tiranë, TIKA mbështetje për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit

Në kuadër të këtij projekti ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar dhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Prof. Dr. Birol Çetin kanë realizuar një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në kryeqytetin e Shqipërisë

Alban Agushı  | 04.11.2015 - Përdıtësım : 04.11.2015
Tiranë, TIKA mbështetje për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit

Tiran

TIRANË (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) jep mbështetje me pajisje mobiluare dhe teknike për Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të këtij projekti ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar dhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Prof. Dr. Birol Çetin kanë realizuar një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ambasadori Bayraktar i cili është pritur nga drejtori i këtij institucioni, Kastriot Skënderi në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh: "Ndërtesa e këtij institucioni është rikonstruktuar nga kompania e sektorit privat në Shqipëri Kürüm Holding dhe TIKA ka ofruar pajisjet si kamerat e sigurisë, kompjuterë dhe mobilimin e zyrave dhe ambienteve të tij".

Bayraktar ka vënë në dukje se ndodhet personalisht në këtë institucion për të vëzhguar nga afër kontributet e kryera nga shteti turk, veçanërisht ndaj institucioneve publike dhe ka shtuar më tej se: "Kemi vizituar drejtorinë e një institucioni i cili është rikonstruktuar në formën më të mirë dhe kemi marrë informacion në lidhje me kontributet e kryera këtu. Dua të theksoj se Turqia me anë të TIKA-s vazhdon dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj për Shqipërinë".

Ndërsa koordinatori i TIKA-s në Tiranë Birol Çetin për gazetarin e AA-së ka theksuar se: "Në këtë ndërtesë iu shërbehet me lejet e qëndrimit shumë të huajve në Shqipëri. Në aspektin e zhvillimit serioz të kapaciteteve muajt e kaluar kemi dhënë një kontribut për këtë institucion. Sot në lidhje me shërbimet e kryera këtu kemi marrë informacione, dhe dua të theksoj se TIKA do të vazhdojë kontributet e saj ndaj këtyre institucioneve, ashtu si edhe ndaj institucioneve të tjera".

Ndërsa kreu i Drejtorisë Rajonale të Tiranës për Kufirin dhe Migracionin, Kastriot Skënderi duke shprehur falënderimet e tij për shtetin turk, TIKA dhe Kürüm Holding tha se me rikonstruktimin e këtij institucioni do të marrin shërbimin e duhur të huajt që ndodhen në qarkun e Elbasanit dhe të Tiranës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.