Thaçi në mëngjes të përbashkët pune me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë kosovare dhe homologët e tij, diskutuan mbi mbarëvajtjen e projekteve të miratuara në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

PRISHTINË (AA) - Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në mëngjesin e punës të ministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Komisioneri Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), transmeton Anadoly Agency (AA).
Shefi i diplomacisë kosovare Thaçi dhe homologët e tij, diskutuan mbi mbarëvajtjen e projekteve të miratuara në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, në kuadër të “Procesit të Berlinit” të iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Ende ka shumë punë për t’u bërë në Ballkan sa i përket konsolidimit të marrëdhënieve bilaterale, por korniza e Brukselit ndihmon që të lëvizim përpara me projekte konkrete dhe investime që do ta ndihmojnë ekonominë e rajonit dhe do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës,” ka thënë mes tjerash zëvendëskryeministri Thaçi, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.