Tajlanda shpërndan parlamentin për zgjedhje të parakohshme
Parlamenti i Tajlandës është shpërndarë me kërkesë të Kryeministrit Anutin Charnvirakul, ndërsa vendi po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
Ankara
Mbreti tajlandez, Maha Vajiralongkorn, shpërndau parlamentin të premten me kërkesë të Kryeministrit Anutin Charnvirakul, ndërsa vendi po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, transmeton Anadolu.
Mbreti lëshoi një dekret mbretëror që shpërndan Dhomën e Përfaqësuesve pasi Charnvirakul kërkoi zyrtarisht zgjedhje të reja brenda 45 deri në 60 ditësh.
Parlamenti aktual i Tajlandës u formua pas zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2023.
Dekreti vë në dukje se administrata - e formuar si një koalicion pakicë në shtator 2025 - ka pasur vështirësi të qeverisë mes sfidave në rritje politike, ekonomike dhe gjeopolitike, duke përfshirë tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia.
Kryeministri Anutin Charnvirakul, i partisë konservatore Bhumjaithai, u zgjodh kryeministri i 32-të i Tajlandës me mbështetjen e Partisë Popullore duke mposhtur rivalin e tij nga partia në pushtet Pheu Thai, Chaikasem Nitisiri, më 5 shtator. Ai formoi një qeveri të pakicës.
Të enjten, ai tha se do t'ia "kthejë pushtetin popullit".
Zhvillimi i fundit vjen mes përleshjeve kufitare me Kamboxhian që kanë vrarë të paktën 15 persona.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
