Sulmet në Paris, Policia e Shtetit Shqiptar kalon në gadishmëri të përforcuar
Shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore

Tiran
TIRANË (AA) - Pas sulmeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit Shqiptar ka kaluar që prej orëve të mesnatës në gadishmëri të përforcuar.
Në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar bëhët e ditur se shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore, etj, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
"Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohet me kujdes të veçantë çdo person që hyn në territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste. Policia e Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata të mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar për reagimin e shpejtë dhe në kohë"-thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit Shqiptar.
Përveç se drejtuesit e Shtetit Shqiptar shprehën mesazhet e tyre të ngushëllimit për popullin francez, janë solidarizuar edhe qytetarët duke vendosur lule tek Ambasada e Francës në Shqipëri.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.