SHBA-ja publikon dosje të vrasjes së Dr. Martin Luther King Jr.
- 230.000 faqe dokumente përfshijnë detaje rreth hetimit të FBI-së për vrasjen, tha drejtoresha e inteligjencës kombëtare.

Washington DC
WASHINGTON (AA) - Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare (DNI) e SHBA-së, Tulsi Gabbard, njoftoi të hënën publikimin e mbi 230.000 faqeve dokumente që lidhen me vrasjen e Dr. Martin Luther King, Jr. (MLK), transmeton Anadolu.
“Dokumentet përfshijnë detaje rreth hetimit të FBI-së për vrasjen”, tha Gabbard në X.
Publikimi, i kryer në partneritet me Departamentin e Drejtësisë (DOJ), Byronë Federale të Hetimit (FBI), Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Arkivat Kombëtare, është në përputhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili kërkon transparencë të plotë rreth vrasjeve të MLK-së, ish-Presidentit John F. Kennedy (JFK) dhe Senatorit Robert F. Kennedy (RFK).
Martin Luther King Jr. u qëllua për vdekje më 4 prill 1968, ndërsa po qëndronte në ballkonin e Motelit Lorraine në Memphis, Tennessee. Ai ishte 39 vjeç. Edhe pse James Earl Ray u deklarua fajtor për vrasjen dhe u dënua me 99 vjet burg, pyetjet dhe teoritë e konspiracionit që rrethojnë rastin vazhdojnë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.