Politikë

Ramush Haradinaj: Kosova pa dyshim po shkon drejt zgjedhjeve

"Ne e duam Republikën tonë, Republikën e cila hec përpara dhe jo mbrapa. Ne gjithashtu duam të krijojmë bazë të mirë apo precedent për brezat e ardhshëm", tha Haradinaj

Zülfiya Yakup  | 12.02.2016 - Përdıtësım : 13.02.2016
Ramush Haradinaj: Kosova pa dyshim po shkon drejt zgjedhjeve

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryetari i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha sot se Kosova pa dyshim është duke shkuar drejt zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj në debatin e forumit "Fol shlirë", të organizuar nga Lëvizja FOL ka thënë se opozita gjashtë muaj më parë kishte filluar fushatën për të kundërshtuar marrëveshjen për komunat me shumicë serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se parimet për formimin e Asiociacionit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kërkon dorëheqjen e qeverisë.

"Ne e duam Republikën tonë, Republikën e cila hec përpara dhe jo mbrapa. Ne gjithashtu duam të krijojmë bazë të mirë apo precedent për brezat e ardhshëm që do të vijnë, se kur kemi shkelje të Kushtetutës, siç u dëshmua me vendimin e Gjykatës, reagimet të jenë të menjëhershme", tha Haradinaj.

Duke folur për pjesëmarrjen e tij, si i vetmi përfaqësues i opozitës në takimin me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në fillim të kësaj jave, Haradinaj tha se nuk hasi në mirëkuptim nga ana e autoriteteve në lidhje me propozimin e tij, për reformimin e kuvendit, shpallja e zgjedhjeve dhe se presidenti i shtetit të zgjedhet me vota të popullit.

Ai vlerësoi se presidentja nuk duhet më të organizojë takime të tilla për shkak se nuk mund të keneë efekt derisa qeveria injoron kërkesat e opozitës. Ai gjithashtu vuri në dukje se thashethemet se partia e tij do t'i bashkangjitet qeverisë aktuale janë vetëm humbje kohe.

Lideri i Aleancës ka thënë se Hashim Thaçi ka të drejtë të kandidojë për president të Kosovës, por se zgjedhja e tij e mundshme në hapësira alternative të Kuvendit vetëm se do të thellon krizën ekzistuese politike.

"Ne jemi kategorikisht kundër zgjedhjes së tij në Kuvend, tani edhe kundër çdo zgjedhje tjetër në Kuvned, për shkak se Kuvendi nuk e ka kredibilitetin e nevojshëm, e dimë se si kanë shkuar punët, nuk kishte normalitet gjatë gjithë kohës, më së miri është të zgjedhet nga popullit", tha Haradinaj.

Ai shtoi se opozita është në dijeni të detyrimeve që ka Kosova me shpalljen e pavarësisë tetë vjet më parë në lidhje me pozitën e pakicave, veçanërisht serbëve, dhe nuk fshehet nga kjo, por ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë jo vetëm në ditën e zgjedhjes së Thaçi, por edhe pastaj.

Protesta e paralajmëruar paqësore e opozitës më 17 shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës, sipas Haradinajt do jetë dita e ballafaqimit dhe se në ditët pas protestës, asgjë nuk do të jetë e njëjtë.

"Numri i njerëzve do të jetë i madh... do të jetë situatë e re pas asaj dite. Si do të vazhdojmë presionin publik apo qytetar nuk është vendosur ende, por do të jetë e pa mundur mos përmbushja e 17 shkurtit", ka thënë Haradinaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın