Politikë

Qeveria bullgare jep dorëheqje para votimit të mosbesimit mes protestave masive

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen e kabinetit të tij sot përpara votimit të mosbesimit mes protestave kombëtare antiqeveritare

İlayda Çakırtekin  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Qeveria bullgare jep dorëheqje para votimit të mosbesimit mes protestave masive

Istanbul

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen e kabinetit të tij sot përpara votimit të mosbesimit mes protestave kombëtare antiqeveritare, sipas Agjencisë Bullgare të Lajmeve, transmeton Anadolu.

Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen në një konferencë për mediat në Parlament, i cili ishte gati të votonte për një mocion mosbesimi kundër qeverisë.

Në Bullgari ka ptur protesta masive antiqeveritare kundër planeve të diskutueshme buxhetore të kabinetit, të cilat më vonë u përshkallëzuan në pakënaqësi më të gjerë për korrupsionin e dyshuar qeveritar.

Javën e kaluar, presidenti bullgar Rumen Radev tha se "dorëheqja e qeverisë është e pashmangshme" dhe se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, pas protestave në shkallë të gjerë kundër politikave buxhetore të kabinetit dhe akuzave për korrupsion.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.