Princ Charles dhe Dukesha Camilla vizituan Novi Sadin
Pas zbulimit të pllakës përkujtimore të punëtorëve humanitarë britanik në portën katolike, çifti shëtiti në tregun e improvizuar të artizanaleve folklorike

Beograd
BEOGRAD (AA) – Në ditën e dytë të vizitës në Serbi, Princi Charles dhe Dukesha Camilla vizituan Novi Sadin, ku në portën katolike zbuluan pllakën përkujtimore të punëtorëve humanitarë britanik, dhe me këtë rast Princi Charles tha se ndjehet mrekullueshëm në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çifti mbretëror para portës katolike erdhi së bashku me kryetarin e komunës së Novi Sadit Millosh Vuçeviç, ndërsa u pritën nga atasheu ushtarak britanik, koloneli Simon Ficgibon, ndërsa në sheshin përpara portës qindra njerëz pritën ardhjen e tyre.
Pas zbulimit të pllakës përkujtimore të punëtorëve humanitarë britanik në portën katolike, çifti shëtiti tregun e improvizuar të artizanaleve folklorike.
Princi i Uellsit më vonë do të vizitojë manastirin Kovilj, ku komuniteti i murgjve është përfshirë në prodhimin organik të produkteve të ndryshme, por edhe në programin e rehabilitimit "Toka e të gjallëve", ndërsa dukesha Camilla do të jetë mysafire e ngjarjes "Food is grat", ku do të prezentohen specialitete lokale dhe do të takohet me prodhuesit e ushqimit dhe pijeve nga Britania e Madhe të cilët punojnë në Serbi.
Në fund të vizitës së tyre në Serbi, pas kthimit në Beograd, çifti mbretëror do të jenë të ftuar nderi në një pritje në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, ku mysafirë do të jenë njerëz nga jeta kulturore, publike dhe sportive, dhe me këtë rast do të jetë princi Charles do të mbajë fjalim, që është paraqitje e tij e vetme e planifikuar në turneun rajonal.
Në kuadër të turneut rajonal, Princi i Uellsit dhe dukesha e Cornwallit, Camilla para Serbisë vizituan Kroacinë, kurse pas Beogradit do të shkojnë në Kosovë dhe Mal të Zi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.