Politikë

Presidenti turk tregon rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023

Erdoğan tha se të gjithë anëtarët e AK Partisë duhet të dalin jashtë dhe të takojnë njerëz, t'i dëgjojnë ata dhe problemet e tyre dhe të përgatiten për zgjedhjet në terren

Büşra Nur Çakmak  | 08.07.2021 - Përdıtësım : 08.07.2021
Presidenti turk tregon rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023 Foto: Murat Kula / AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023 për vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në takimin e zgjeruar të krerëve të provincave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdoğan u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë së tij të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Ai tha se zgjedhjet e vitit 2023 do t'i mundësojnë vendit të renditet në mesin e vendeve më të fuqishme globalisht.

"Kemi rreth dy vite para zgjedhjeve. Dua që ju të kapni çdo ditë dhe çdo moment të kësaj kohe në mënyrën më efikase", tha Erdoğan.

Erdoğan tha se të gjithë anëtarët e AK Partisë duhet të dalin jashtë dhe të takojnë njerëz, t'i dëgjojnë ata dhe problemet e tyre dhe të përgatiten për zgjedhjet në terren.

Presidenti turk javën e kaluar mohoi thashethemet e zgjedhjeve të parakohshme dhe përpjekjet për të promovuar zgjedhje të hershme. Ai tha se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Turqisë do të mbahen në vitin 2023, siç ishin planifikuar.

Ai po ashtu përshëndeti operacionet e suksesshme anti-terroriste të Turqisë brenda dhe jashtë vendit kundër grupeve terroriste YPG/PKK dhe DEASH.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Vendi është sulmuar shumë herë nga grupi terroriste, si pasojë e të cilave jetën e kanë humbur mbi 300 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Në përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.